Princi u takuar me Ditmir Bushatin

Princi u takuar me Ditmir Bushatin

Një nga pjesëtaret me te rendesishem te familjes mbretërore te Arabisë Saudite mbërriti kete te premte me nje jaht luksoz në portin e Durrësit.

Investitori i fuqishëm, princi Al Ualed Bin Talal Bin Abdulaziz, është nisur menjëherë në Tiranë ku ka zhvilluar nje takim me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati.

Kreu i diplomacisë shqiptare shkruan ne facebook se me princin është diskutuar mundësia e investimeve ne Shqipëri.

Princi saudit është njëkohësisht edhe president i “Kingdom Holding Kompani”, njërës prej kompanive më të fuqishme ne fushën e investimeve në rajonin e Lindjes së Mesme.