I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt

I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar dje në polici.

Sipas policië një vajzë është ankuar se një person e kishte ngacmuar seksualisht dhe e kishte fotografuar, ku më pas ato fotografi i kishte publikuar në një llogari në “Facebook”.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:51 në Drenas.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar disa herë e kishte ngacmuar seksualisht dhe e kishte fotografuar me ç’rast fotot e viktimës i kishte postuar në rrjetin social Facebook”, ka konfirmuar policia.

I dyshuari është intervistuar i njëjti me vendim të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë ky rasti është nën hetime./21Media