Gjahtari është jashtë rrezikut për jetë

Gjahtari është jashtë rrezikut për jetë

Një gjahtar në Sarandë sot mbeti i plagosur me armë zjarri.

Ai është qëlluar me armë gjahu nga një bari, pasi ky i fundit ka dyshuar se është ujk.

I plagosuri SH.S 63 vjeç nga Ksamili, po merr trajtim mjekësor në spitalin e Sarandës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia tha se dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Në lagjen nr.2 Sarandë pranë vendit të quajtur “Antenat”, shtetasi Xh.M., 63 vjeç, banues në Ksamil, ka plagosur me armë gjahu “çifte” shtetasin Sh.S., 63 vjeç, banues në Ksamil. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi shtetasi Xh.M ka menduar se ka patur përballë kafshë të egër“, njoftoi Policia./21Media