Bashkëshortja ia ka publikuar këtë foto

Bashkëshortja ia ka publikuar këtë foto

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fotografi të bashkëshortit të saj, reperit të njohur, Gjiko.

“Gjiko i vogël”, ka shkruar Elita krahas fotografisë, në të cilën Gjiko shihet i buzëqeshur, shkruan rtv21.tv

Elita gjithashtu ka ndarë edhe dy fotografi të saja kur ishte fëmijë.

Ndryshe, Gjiko dhe Elita u martuan më 21 shtator të 2018-së, në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë ku pjesë e saj ishin fytyra të njohura publike. Në shkurt të këtij viti çifti janë bërë prindër për herë të parë./21Media