Po hetohet rasti

Po hetohet rasti

Zyrtarët ukrainasë janë duke e hetuar një rast, një 24-vjeçar u martua me kushërirën e tij 81-vjeçare me aftësi të kufizuara për t’i ikur shërbimit ushtarak.

Alexander Kondratyuk, 24-vjeçar, pretendohet se u martua me kushërirën e tij, e cila është 57 vjet më e moshuar, për t’i ikur obligimit ushtarak.

Rekrutimi në Ukrainë është i detyrueshëm, megjithëse ekzistojnë përjashtime që lejojnë njerëzit ta shmangin atë, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv 

Në Ukrainë rregulli thotë se nëse kujdeseni për një grua që është me aftësi të kufizuara dhe nëse keni martesë me dokumente zyrtare, ju liroheni nga shërbimi.

Dasma u mbajt në fshatin e Baykovkas, që është afër qytetit Vinnitsa në qendër të Ukrainës, e vendosur në brigjet e një prej lumenjve më të gjatë në vend.

81-vjeçarja, Zinaida Illarionovna, tha se ai është bashkëshort i mirë dhe po kujdeset për të me shumë kujdes, transmeton rtv21.tv

Fqinjtë e saj pohojnë se asnjëherë nuk e kanë parë bashkëshortin e saj.

Dikush i tha televizionit lokal se ajo më shumë vizitohej nga nipat, stërnipat e motrat, sesa nga bashkëshorti i saj.
Ata thanë që ajo jetonte vetëm në shtëpi dhe se e vetmja shenjë e dukshme e martesës ishte çertifikata që ai e merrte me vete. Duke treguar provën e martesës dhe certifikatën e saj të aftësisë së kufizuar, atij i lejohej çdo herë të kthehej në shtëpi pa u regjistruar.

Megjithë skepticizmin, Komisioneri Aleksandr Danilyuk, përgjegjës i Komisariatit Vinnitsa i cili merret me rekrutim në rajon, konfirmoi se ai kishte të drejtë që dokumentet e tij të shtyheshin për shkak se ai është kujdestari i një personi me aftësi të kufizuara. Sipas tyre, meqë e posedon dokumentin nuk mund të hetohet ky rast. Madje, as zyrtarët e ushtrisë nuk e hetuan këtë rast, për shkak se nuk kishte kohë.

Ndërsa, komentuesit në rrjete sociale e kritikuan shumë 24-vjeçarin./21Media