E rrallë!

E rrallë!

Një 73-vjeçare në Andhra Pradesh, shtet në Indinë Jugore, lindi binjake. Ato u lindën me fertilizim in vitro, të enjten.

“Nëna dhe foshnjet janë mirë”, tha Dr Uma Sankar për BBE.

E ëma e foshnjeve tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, 82-vjeçar, gjithmonë kanë dashur fëmijë, por nuk ishin në gjendje ta kishin deri tash.

“Ne jemi pafundësisht të lumtur”, tha bashkëshorti i saj, Sitarama Rajaro, duke shtuar se ajo mbeti shtatzënë vetëm dy muaj pasi që filloi trajtimin IVF (fertilizim in vitro).

“Provuam disa herë dhe biseduam me shumë mjekë”, tha Zonja Yaramati, duke shtuar se “kjo është koha më e lumtur e jetës së saj”.

Ajo tha se ishte e stigmatizuar në komunitetin dhe fshatin e saj dhe shpesh do të përjashtohej nga tubimet shoqërore sepse nuk ishte nënë.

Një ditë pasi u lindën binjaket, bashkëshorti i saj pati sulm. Ai po trajtohet në spital, shkruan BBC, transmeton rtv21.tv

Binjaket u lindën me seksion cezarian, që është metoda e zakonshme në raste të tilla të rralla.

Në vitin 2016, një grua tjetër indiane, në të 70-tat, Daljinder Kaur, lindi një djalë./21Media