Këta aktorë janë më të moshuar sesa personazhet që ata luanin

Këta aktorë janë më të moshuar sesa personazhet që ata luanin

Mbase secili prej ju keni shikuar filma apo seri televizive, në të cilat aktorët dhe rolet e tyre nuk përputheshin në moshë. Por, pse ndodh kjo? Puna e personave nën moshën 18-vjeç rregullohet me ligj. Ata nuk mund të punojnë tërë ditën dhe nuk iu lejohet të marrin pjesë në skena eksplicite. Kjo është një nga arsyet pse personazhet e reja luhen nga personat më të moshuar.

1. Roberto Benigni, Pinocchio

Në filmin “Pinocchio” që u shfaq në vitin 2002, shkëlqeu Benigni, i cili luajti rolin e djalit prej druri, Pinocchio. Mosha e personazhit të filmit nuk dihej sigurt, por duke marrë parasysh që ai kishte për ta filluar shkollën, nuk do të mund të ishte më i madh se 7 vjet. Gjatë kohës së xhirimeve, ai ishte 49-vjeçar.

2. Nicole Kidman, Flirting

Nicole Kidman luajti rolin e një nxënëse në konvikt për vajza në dramën “Flirting”. Sidoqoftë, aktorja ishte larg asaj moshe. Në kohën kur u xhirua filmi, në vitin 1991, ajo sapo kishte mbushur 24 vjet, transmeton rtv21.tv

3. Rose McIver, The Lovely Bones

Aktorja që luajti rolin e motrës së vogël së karakterit kryesor në filmin “The Lovely Bones”, ishte vetëm 21-vjeçare në kohën e xhirimeve.

4. Keanu Reeves, Bill & Ted’s Excellent Adventure

Keanu Reever, aktori i dashur nga të gjithë, na bën të mendojmë se mosha është vetëm numër. Kjo është arsyeja pse nuk është befasi që ai luajti rolin e 17-vjeçarit në moshën 25-vjeçare në komedinë shkencore në vitin 1989, “Bill & Ted’s Excellent Adventure”.

5. Jennifer Grey, Dirty Dancing

Heroina 17-vjeçare e  dramës legjendare “Dirty Dancing” u luajt nga Jennifer Grey, e cila në kohën e xhirimeve ishte 10 vjet më e vjetër sesa personazhi. Ishte roli më me ndikim në gjithë karrierën e aktores. Ajo madje ishte nominuar për një çmim ‘Golden Globe’ për “Aktoren më të mirë”.

6. Joe Keery, Stranger Things

Aktori që luajti rolin e gjimnazistit, Steve Harrington, kishte mbushur 24 vjet kur kishte filluar punën e tij në serinë “Stranger Things”. Sot ai është 27-vjeçar dhe ende është pjesë e kastës kryesore të serive.

7. John Franklin, Children of the Corn

Roli i profetit 12-vjeçar në filmin horror “Children of the Corn”, ishte debutim për John Franklin. Në atë kohë aktori kishte 25 vjet. Dukej më i ri, jo vetëm në xhirime, por edhe në jetën reale, për shkak të mungesës së hormoneve të rritjes./21Media