E pabesueshme çfarë bën ky 10-vjeçar, synon rekordin botëror
11 Shkurt 2019
“Djali i gomës” demonstron yoga ekstreme
“Djali i gomës” demonstron yoga ekstreme
Një 10-vjeçar nga India i quajtur me nofkën “djali prej gome” ka publikuar pamjet e tij duke synuar një rekord botëror të Guinness për veprimet e tij ekstreme.
Ujjawal Vishwakarma, i cili fillojë të bëjë yoga që kur ishte gjashtë vjeç, është kaq fleksibël sa mund ta përkulë trupin e tij prapa dhe të ngritet përsëri.
Një video e tij që shtrihet nga pozita e pabesueshme, është bërë virale duke e çuar atë të bëhet i njohur edhe jashtë vendit të tij, transmeton rtv21.tv.
Djali tregon aftësinë e tij të mahnitshme në kompletimin e pozicioneve më të vështira yoga, të quajtur Niralamaba Purna Chakrasana, 16 herë në një minutë.
Çdo ditë, i riu praktikon yoga për tre orë për të rritur aftësitë e tij.
Por ai nuk është i vetmi i ri që zotëron këtë aftësi. Vitin e kaluar, një vajzë e shkollës nga Mysuru vendosi një rekord botëror për kryerjen e Niralamaba Purna Chakrasana 15 herë në një minutë.
Ujjwal tani po kërkon të thyhet ky rekord.
Mësuesi i Yoga, Viskas Panchali, i cili e mëson falas Ujjwal dhe mbulon koston e udhëtimeve të tij në garat në të gjithë vendin, tha: Vajza nga Mysuru ka 15 përsëritje në një minutë. Ujjwal mund të bëjë 16-18 në të njëjtën kohë.
Mësuesi i yoga, Panchali ka shpresa të mëdha për të rinjtë./21Media