Dëme të mëdha nga breshëri

Dëme të mëdha nga breshëri

Breshëri dhe shiu kanë shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e bujqësisë në fshatrat e Rahovecit.

Në disa fotografi dhe video të siguruara nga rtv21.tv shihen pjesë të tokës të zbardhura nga sasia e madhe e breshërit.

Njëra video është realizuar në një fermë në fshatin Fortesë të Rahovecit, ndërsa tjetra në fshatin Gexhe.

Menjëherë me të parë situatën, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ftoi në takim zyrtarët e kësaj komune, ku formuan shtabin për menaxhimin e krizës./21Media