Ibrahimovic pritet të kushtoj rreth 8 milionë euro

Ibrahimovic pritet të kushtoj rreth 8 milionë euro

Agjenti i Zlatan Ibrahimovic ka filluar bisedimet me Bologna, për një transferim të mundshëm të suedezit. Për të vazhduar karrierën e tij, Ibra duket se do të rikthehet në Serie A.

Suedezi pritet të largohet nga La Galaxy, pasi që kontrata e tij i skadon në dhjetor dhe shumë klube evropiane kanë shprehur interes për të.

Agjenti i Ibrahimovic-it, Mino Raiola sipas mediave në Itali thuhet se ka nisur bisedimet me Bologna, për një kontratë prej 18 muajsh.

Ibra pritet t’i kushtojë skuadrës italiane rreth 8 milionë euro.