Poezi nga Ismail Kadare

Poezi nga Ismail Kadare

E pamundura

Ka njëzet vjet që ti mungon,

Zbrazëtirën asgjë s’e mbush,

Në tryezën e gëzimit a të brengës sonë,

Ka një vend ku nuk ulet askush.

 

Në aeroport të Rinasit nga ike,

Pistat janë të shtruara gjithnjë,

Të gjithë avionët ty të marrin,

Por pas s’të kthen asnjë.

 

Veç mes gjëmimit të motorëve,

Duralumini ndrit, drithëron,

Zëri gjëmues dhe buzëqeshja jote

Vijnë një çast dhe prapë shkojnë…