E pamundura
4 Shtator 2019
Poezi nga Ismail Kadare
Poezi nga Ismail Kadare
Ismail Kadare u lind në Gjirokastër, ku edhe përfundoi arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. /21Media
E pamundura
Ka njëzet vjet që ti mungon
Zbrazëtirën asgjë s’e mbush
Në tryezën e gëzimit a të brengës sonë
Ka një vend ku nuk ulet askush
Në aeroport të Rinasit nga ike
Pistat janë të shtruara gjithnjë
Të gjithë avionët ty të marrin
Por pas s’të kthen asnjë.
Veç mes gjëmimit të motorëve
Duralumini ndrit, drithëron,
Zëri gjëmues dhe buzëqeshja jote
Vijnë një çast dhe prapë shkojnë…