Përveç muzikës, çka kanë të përbashkët dy artistet?

Përveç muzikës, çka kanë të përbashkët dy artistet?

Janë dy këngëtare mjaft të suksesshme dhe të njohura të skenës muzikore. Përveç se i lidh muzika, dy këngëtaret ndajnë datën e njejtë të lindjes, Dhurata sot mbush 26 vjet, e Ingriti 37.

Dhurata Murturi apo e njohur për publikun si Dhurata Dora është një nga emrat më të suksesshëm në skenën muzikore. Qysh nga paraqitja e saj e parë, ajo rrëmbeu zemrat e fansave me çiltërsinë e sinqeritetin që posedon, dy virtyte që e bëjnë atë edhe më të dashur.

Viti që po lëmë pas mund të shquhet si vit mjaft i suksesshëm për të, sepse me mund e përkushtim krijoi projekte të bukura, të cilat u shndërruan në hite, shkruan rtv21.tv

“Kesh kesh” që u publikua në dhjetor të vitit 2017, ishte fillim i mbarë për vitin 2018, saqë arriti të dëgjohej edhe jashtë kufijve. Suksesin e kësaj këngë artistja e shijoi deri në muajin shkurt të vitit 2018, kur edhe publikoi duetin me kantautorin shqiptar, Flori Mumajesi, të titulluar “Trëndafil”. Pastaj “Jake Jake” është projekti i dytë me radhë për vitin 2018, që u kopjua nga një këngëtare bullgare. Ndërsa projekti me të cilin duket se po e mbyll vitin 2018 është “Qikat e mia”, që u publikua në muajin dhjetor, shkruan rtv21.tv

Vit i suksesshëm pati edhe Ingrit Gjoni, e cila pas një viti pauzë u rikthye në qershor të vitit 2018. “Hasta La Vista” është projekti i saj i njohur që e ktheu atë në skenën muzikore. Por, përveç këtij projekti, “Flake” është bashkëpunimi me këngëtarin e mirënjohur, Gjeto Luca, i katërti me radhë i dyshes, shkruan rtv21.tv

 

Për ditëlindje, dy këngëtaret e mirënjohura kanë pranuar urime të shumta nga miqtë e fansat.

Dora publikoi një fotografi në Instagram me këtë mbishkrim të veçantë: “Është ditëlindja ime, është ditëlindja ime”.

 

View this post on Instagram

 

It’s my birthday It’s my birthday #Xmas

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora) on

Ndërkaq, Gjoni publikoi disa fotografi dhe video nga ndeja e ditëlindjes, ku mblodhi njerëzit më të dashur afër vetes.

 

View this post on Instagram

 

Gezuar te gjithve❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️

A post shared by Ingrit Gjoni (@ingritgjoniii) on

Kur jemi te Ingrit Gjoni, përveç muzikës ajo ka pasion edhe baletin, me të cilin u mor në moshën 9-vjeçare. Pastaj u mor me fotomodelim dhe njihet si fotomodelja e parë shqiptare. Ingriti ka një djalë me emrin Parid, nga lidhja e saj disavjeçare. /21Media