"Si opozitë përdorin këngën e “Trojës,  kur marrin pushtetin festojnë me Medën e Qiljetën"

“Si opozitë përdorin këngën e “Trojës,  kur marrin pushtetin festojnë me Medën e Qiljetën”

Këngëtari i grupit “Troja” Bujar Berisha ka reaguar ndaj përdorimit të këngëve të këtij grupi në protesat që po mbahen nga opozita në Tiranë.

Berisha ka thënë se përdorimi i këtyre këngeve është bërë pa lejen e tyre.

Dy fjale per demagogjine e partive politike Shqipetare (Kosove Shqiperi)!
Kur jane ne opozite perdorin kenget e grupit Troja ne protesta kunder qeverise, e kur e marrin pushtetin, festojne me Qiljeten e me Meden…
Paramendone cfare reforma mund te beje dikush qe e perdore pronen e dikujt pa e pyete ( e vjedh djersen e tjetrit)ne te njejten kohe qe akuzon tjetrin per hajni?” , ka shkruar Berisha në Facebook.

Ndryshe sot opozita në Tiranë protestoi kundër qeverisë, situata eskaloi pati edhe të lënduar./21Media