Nëna e tij e dha për adoptim

Nëna e tij e dha për adoptim

Shefat rus të birësimit po kërkojnë një shtëpi që do t’i ofrojë dashuri një foshnje unike e lindur pa sy. I vogli Alexander K – i njohur si Sasha, është i shëndetshëm, por nuk do të shohë kurrë, thonë doktorët.

Nëna e foshnjes 8-muajshe u rrit në një jetimore dhe vendosi të hiqte dorë nga foshnja, e dha për adoptim, sepse nuk kishte besim që do të mund t’ia ofronte përkujdesin që i duhej.

Një infermiere në qytetin siberian të Tomskut e cila po kujdeset për vogëlushin 6 muajsh tha se ai nuk është ndryshe nga fëmijët tjerë, luan dhe buzëqesh si të gjithë të tjerët.

Sasha shquhet si fëmijë unik, sepse shumica e foshnjeve të lindura në këtë gjendje kanë edhe sëmundje të tjera të shumta.

Vogëlushi nga Rusia ka dy cista beninje në ballë, të cilat do të largohen së shpejti. Besohet se ai vuan nga një formë ekstreme nga sindromi i rrallë i anophthalmisë SOX2, i cili prek një në një çerek milioni. Sipas mjekëve rus, Sasha është një nga tri foshnjet e regjistruara në botë pa vrima të syve. Mjekët thonë se nuk ka shanca që ai të shohë më./21Media