Imazhe mahnitëse të tyre

Imazhe mahnitëse të tyre

Fotografët turk publikuan imazhe mahnitëse të dy vëllezërve, të cilët u lindën me dy ngjyra të syve – krejtësisht ndryshe nga njëra-tjetra.

Mehmet dhe Kerem Selman, 11 dhe 4 vjeç, kanë një sy të kaltër dhe një ngjyrë kafe, për shkak të një gjendje e njohur si heterokromia (është një dukuri fizike shumë e rrallë kur sytë nuk kanë ngjyrë të njejtë), transmeton rtv21.tv

Vëllezërit nga Bursa në Turqi, kanë ‘heterokromi të plotë’ – që do të thotë se sytë e tyre janë dy ngjyra të ndryshme tërësisht – në vend të heterokromisë qendrore ose të pjesshme, gjë që do të bënte që dy ngjyra të ekzistonin së bashku në një iris, shkruan Daily Mail, përcjell rtv21.tv

Babai i tyre, Suat Selman, tha se e dërgoi djalin e tij të madh te mjeku, posa e pa këtë diferencë në ngjyrat e syve dhe atij i është thënë nga mjekët se ai do të mund të ketë vështirësi në të pamur me syrin e kaltër në të ardhmen. 

Nëse gjendja zhvillohet më vonë në jetë, ka më shumë të ngjarë të jetë rezultat i traumës në sy, glaukomës, ose llojeve të caktuara të kancerit, përfshirë melanomën ose neuroblastomën./21Media