Haradinaj me fëmijet në bjeshkë

Haradinaj me fëmijet në bjeshkë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shfrytëzuar këtë ditë vikendi për ta kaluar më fëmijët e tij.

Duke ditur se pasion e tij është ngjitja nëpër bjeshkë, ai bashkë me fëmijët e tij, është ngjitur deri te liqeni i Jazhincës.

“Pas një ngjitje që ia ka vlejtur në çdo hap, me Gjinin, Hanën e Trimin, buzë liqenit të Jazhincës, kësaj perle të natyrës sonë, 2180 metra mbi nivelin e detit. Kosova i ka vërtetë të gjitha!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, ku ka publikuar fotografi nga kjo ngjitje./21Media

Pas një ngjitje që ia ka vlejtur në çdo hap, me Gjinin, Hanën e Trimin, buzë liqenit të Jazhincës, kësaj perle të natyrës sonë, 2180 metra mbi nivelin e detit. Kosova i ka vërtetë të gjitha!RH

Gepostet von Ramush Haradinaj am Samstag, 24. August 2019