Shyhretja me burrin ka takuar shoqërinë e vjetër

Shyhretja me burrin ka takuar shoqërinë e vjetër

Shkaku i angazhimeve të shumta, sot njerëzit nuk po gjejnë kohë të takohen me dashurit e tyre. Andaj, vikendi pritet me padurim, që të planifikohet në mënyrën më të mirë, si për të vizituar ndonjë vend, apo edhe për tu takuar me shoqëri.

E kur jemi te shoqëria, ditën e sotme për ta takur shoqërinë e ka shfrytëzuar edhe këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli. Ajo përmes një imazhi të hedhur në instagram ka bërë të ditur se ka takuar shoqërinë e vjetër, shkruan rtv21.tv

“Me shoqnin e vjeter e pa teklif”, ka shkruar këngëtarja krahas imazhit, në të cilin shihet afër bashkëshortit.

Shyhretja në instagram numëron 167 mijë ndjekës.

“Shnosh me kanë” është projekti i fundit muzikore i artistes që ishte publikuar në kuadër të xhirimeve për festat e fundvitit dhe që deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube./21Media