Mimoza ndryshe ngaqë jemi mësuar ta shohim

Mimoza ndryshe ngaqë jemi mësuar ta shohim

E shtuna është dita ku zakonisht anëtarët e familjeve bëhen bashkë, pas një jave të ngarkuar me punë. Dikush pëlqen të kalojë kohë me familje, dikush të shëtisë e dikush tjetër të bëjë sport në ditën e pushimit, që të mbushet energji për javën në vazhdim.

Përveç këtyre sporti ka edhe shumë të mira për shëndetin e njeriut. E kur jemi te sporti, sot mëngjesin e së shtunës e ka shfrytëzuar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, shkruan rtv21.tv

Deputetja e Kuvendit nga Alternativa ka dalur për të vrapuar në Gërmi, me ç’rast ka shkrepur edhe një imazh të bukur, të cilin e ka bërë publik në Instagram. Krahas imazhit të publikuar, Mimoza ka marrë pëlqime të shumta.

Ndryshe, Mimoza Kusari-Lila është e martuar me Arben Lilën dhe së bashku kanë dy fëmijë./21Media