E sulmojnë dhe i vjedhin 500 euro

Dje një person është rrahur dhe i janë vjedhur 500 euro

Policia njofton se dje në rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë është arrestuar një i  dyshuar mashkull K-Shqiptar pasiqë së bashku me një të dyshuar tjetër e kane sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar dhe i kanë grabitur 500 euro.

”Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit  i  dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, njofton policia./21Media

Back to top button