Sulm me thikë

Sulm me thikë

Një foshnje tri javëshe u gjet e vdekur pasi u sulmua me thikë në Newcastle. Foshnja u godit me thikë në Wallsend të Newcastle javën e kaluar dhe policia e Northumbria bëri të ditur se vogëlushi vdiq në spital.

Kryesi i veprës u arrestua nën dyshimet për vrasje më 2 tetor. Pas sulmit, e ëma e foshnjes, 21-vjeçare, u dërgua në spital për shkak të lëndimeve serioze, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Ajo është ende në spital, por në gjendje stabile, konfirmoi policia e Northumbrias për MailOnline.

Foshnja e cila nuk u pagëzua ende për arsye ligjore, ishte në kujdes intensiv dhe vdiq dje.

Denis Erdinch Beytula. 27-vjeçar, u arrestua dhe u ngarkua për dy akuza për vrasje në tentativë. Tani mendohet se akuzat e tij do të përditësohen për të pasqyruar vdekjen e fëmijës dhe se kjo do të ndodhë kur ai do të paraqitet në gjykatë më 31 tetor, përcjellë rtv21.tv

Detektivi Dave Cole tha se familja e viktimës po kalon kohë të vështirë./21Media