E thyen derën e xhamisë për para në Istog

Vjedhje e rëndë në Istog

Mbrëmë rreth orës 20:30 është thyer dera e një xhamie dhe janë vjedhur një shumë e parave.

Rasti ka ndodhur në xhaminë që gjendet në rrugën “2 Korriku” në Istog.

“Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë thyer derën e xhamisë dhe nga aty kane vjedhur një shumë parash dhe rexhistruesin e kamerave të sigurisë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./21Media

Back to top button