Çifti po e pastronte veturën

Çifti po e pastronte veturën

Një burrë nga New York aksidentalisht me veturë e goditi për vdekje gruan e tij, vetëm pak çaste pasi çifti kishte mbaruar larjen e automjetit të tyre të shtunën.

Isabel Ramirez-Cohetero, 51 vjeç dhe burri i saj 50 vjeçar kishin qenë duke larë veturën e tyre Jeep në një pikë karburanti rreth orës 12:15.

Çifti ishin gati për t’u larguar, por bashkëshorti kishte harruar që e kishte lënë marshin për lëvizje mbrapa.

Ai u nxitua në timon në përpjekje për të ndaluar, por në vend që të shtypte frenat, shtypi gazin dhe goditi gruan e tij.

Gruaja e pavetëdijshme u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë, transmeton rtv21.tv.

Familjarët shprehen se janë shkatërruar nga incidenti dhe shtuan se ata po bëjnë çmos për të mbështetur burrin e gruas.

Djali i çiftit tha që babai ishte “ende duke qarë”.

Pompa e karburantit raportohej se ishte më pak se një milje nga ku jetonte familja./21Media