Videoja u bë virale

Videoja u bë virale

Ky është momenti qesharak kur një 12-vjeçare sfidoi veten me metodën e Kylie Jenner për fryrjen e buzëve me një gotë xhami për pije alkoolike – dhe përfundoi me buzë të enjtura për ditë me radhë.

Danni Greenland, 30-vjeçare nga Cheshunt, Hertfordshire, e incizoi vajzën e saj, Lili Greenland, me gojën brenda një gote xhami dhe nuk ndalonte së qeshuri kur buzët e saj iu ënjtën dhe duken katër herë më të fryra sesa që i kishte.

Në videopamje, sytë e 12-vjeçares filluan të lotonin teksa po i mbante buzët me gotë xhami dhe thoshte se po ndjen dhimbje.

Pastaj, nëna e saj i tha ta largojë gotën – dhe shpërtheu në gaz kur pa transformimin e vajzës së saj, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Nëna e saj tha se nuk e dinte se çfarë do të bënte ajo ose çka do t’i ndodhte asaj. Vetëm se e incizoi atë, sepse dukej shumë qesharake me këtë gotë xhami.

“Lily vetëm shikonte video pa kuptim. Ajo ishte e ulur pranë meje dhe e pashë atë me një gotë xhami. Buzët e saj qëndroin ashtu. E largoi nga buzët. Dukej shumë qesharake. Më dukej shokuese kur ia shihja buzët ashtu. Nuk janë shumë të mëdha, por nuk janë as normale.”, tha ndër tjerash ajo.

Kjo video u bë virale./21Media