PDK do ta trajtojë këtë çështje edhe në legjislaturën e ardhshme

PDK do ta trajtojë këtë çështje edhe në legjislaturën e ardhshme

Edhe pse partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës në mandatin e kaluar arritën konsensus për formimin e një komisioni që do t’i adresojë të gjitha çështjet për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, ky komision ad-hoc do të shuhet. Sipas Institutit Demokratik të Kosovës, Kuvendi nuk mund të themelojë tribunal me karakter ndërkombëtar. Ndërsa, Instituti i Kosovës për drejtësi vlerëson se Kosova duhet t’i forcojë institucionet e saj për t’i ndjekur krimet e luftës./21Media