Boksieri ka pasur atak kardiak në ring

Boksieri ka pasur atak kardiak në ring

Një lajm i trishtë vjen nga Shkodra, aty ku po zhvillohet aktualisht turneu miqësor i boksit profesional.

Burime nga spitali i Shkodrës për “Ora News” bëjnë me dije se Isus Velchkov ka rënë pa ndjenja në ring, ku më pas ka ndërruar jetë.

Siç bëhet me dije, Velchkov ka pësuar atak kardiak në ring, pas goditjeve të marra përballë një boksieri durrsak. Ngjarja e rëndë ndodhi në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës./oranews