Janet planifikon të qëndrojë në Londër

Janet planifikon të qëndrojë në Londër

Pas dështimit të dy martesave të mëparshme, një mik i Janet Jackson dhe Wisam Al Mana ka thënë se edhe martesa mes çiftit ka marrë fund.

“Për fat të keq, Janet dhe Wissam kanë vendosur se nuk po funksionon dhe ata do të ndjekin rrugë të ndryshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, ndarja është miqësore, ku thuhet se Janet planifikon të qëndrojë në Londër për të rritur djalin e saj Eissa dhe Wissam do të kthehet në binzesin e tij në New  York dhe Katar.

Djali i çiftit, Eissa, lindi më 3 janar, dhe jeta e thjeshtë e Janet vazhdoi. Miqtë e saj thonë se milionerja e adhuron jetën e saj si nënë, dhe është parë vetëm dy herë që nga lindja.

Janet u martua me 42-vjeçarin nga Katari në 2012./21Media