Deklarohet PSD-ja

Deklarohet PSD-ja

Sot është zhvilluar një takim në mes të Lufti Hazirit nga LDK dhe Dardan Molliqaj nga PSD.
Lidhur me këtë është deklaruar zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi. Ajo për rtv21.tv tha se takimi ka qenë i rastësishëm . Ajo mohoi se ky takim ka pasur lidhje me ndonjë koalicion parazgjedhor.

“Takimi ka qenë i rastësishëm dhe është diskutuar situata e përgjithshme politike dhe jo ndonjë koalicion i mundshëm parazgjedhor.”, tha Kuçi.

Pas rënies së qeverisë po diskutohet për formimin e qeverisë së re,  ku nuk përjashtohen zgjedhjet dhe koalicione e mundshme. Para disa ditësh Vetëvendosje u shpreh e gatshme për koalicion me LDK-në, kurse kjo e fundit sot prezantoi planin qeverisës./21Media