Portalet në 2018-në kanë arkëtuar rreth 3,5 milionë euro

Portalet në 2018-në kanë arkëtuar rreth 3,5 milionë euro

Lajmet e rrejshme, mediat profesionale, liria dhe pavarësia e tyre janë në fokusin e debatit në Ditën e mediave 2019, që zgjat dy ditë në Podgoricë, në organizim të Komisionit Evropian.

Konferenca u është kushtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, raporton TV21.

Edhe pse kishte paralajmërim për prezencën e tij, eurokomisari Johanes Han nuk mori pjesë në hapjen e debatit, por kishte video fjalim përmes së cilës porositi se mbetet i lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se mediat profesionale dhe gazetaria e pavarur janë shumë të rëndësishme për një vend demokratik dhe për sundimin e së drejtës.

Në pjesën për Maqedoninë, është theksuar se ka progres në lirinë e mediave dhe pavarësinë e tyre dhe se bëhen përpjekje për vetë rregullimin e tyre. Megjithatë, në raport thuhet se në Maqedoni dhe në rajon ka lajme të rrejshme,  ndërsa arma më e mirë kundër tyre është e vërteta. Njëkohësisht është theksuar se ka përpjekje por se nuk ka rregullim të portaleve në ueb.

Në një prej punëtorive, e quajtur “Inkurajim i gjeneratës së re të gazetarëve  dhe modeleve të reja të biznesit”, në panel do të jetë edhe kryetarja e korporatës mediatike RTV21, Afërdita Saraçini Kelmendi.

Në këtë konferencë morën pjesë 350 gazetarë dhe punëtorë mediatik, si dhe përfaqësues të organizatave mediatike nga vendet e Ballkanit Perëndimor. BE-ja ka në dispozicion 8,2 milionë euro. Dy milionë prej këtyre mjeteve financiare janë dedikuar për Maqedoninë, për projekte dhe përkrahje në fushën e mediave. Lufta kundër lajmeve të rrejshme do të jetë e gjatë dhe e vështirë./21Media