Pengohet zbulimi i së vërtetës

Pengohet zbulimi i së vërtetës

Një person, përgjegjës i një lokali në Elbasan të Shqipërisë dhe shoku i tij janë arrestuar për vjedhje me dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë, por gjithashtu janë arrestuar edhe dy kamarierët e lokalit për deklaratë të rreme e veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë në Elbasan pas denoncimit të marrë nga një shtetas-taksist, i cili kishte qëndruar për kafe në një lokal, i kishin vjedhur një shumë parash dhe e kishin mbajtur peng për disa orë.

“Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimi i autorëve, konkretisht shtetasit Th. B., 33 vjeç dhe E.S., 42 vjeç, banues në Elbasan (përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij). Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e një lokali në fshatin Katund i Ri, Elbasan, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një shumë prej 2000 eurosh dhe e kanë mbajtur peng për disa orë shtetasin A.V., i cili punon taksi dhe ishte ndalur aty për të pushuar.”, thuhet në njoftim./21Media