Viktima po luante në oborr

Viktima po luante në oborr

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit në Shqipëri pasi një fëmijë 3-vjeçar ka vdekur  gjersa po luante në oborr.

Fëmija po luante në oborr, ku dhe është zënë poshtë nga një karrocë kuajsh.

Fëmija dhe nëna e tij ishin tek gjyshërit në fshatin Cerven.

Bëhet e  ditur se për shkak të plagëve të marra, fëmija 3-vjeçar ka vdekur rrugës për në spital.