Video është bërë virale në rrjet

Video është bërë virale në rrjet

Pa dyshim, videot  paparaci nuk ndalen dhe kanë pushtuar rrjetet sociale. Gjatë muajve të fundit, shumë nga këto video janë shpërndarë dhe nxjerrin në pah reagimet e ndryshme të njerëzve të përfshirë në situata të ndryshme, përcjell rtv21.tv.

Këtë herë, një video e transmetuar në internet tregon zemërimin e një gruaje, pasi zuri bashkëshortin e saj me një grua tjetër në rrugë. Me sa duket, gruaja e dinte tashmë për pabesinë e burrit të saj.

Incidenti ndodhi në një rrugë publike në qytetin Hanzhong, në Kinë. Edhepse  nuk ka më shumë informacion rreth ngjarjes apo origjinës së videos, ajo tashmë është bërë virale në rrjet. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e përdoruesve të internetit është se, siç shihet në video, përderisa gruaja tërheq flokët e dashnores së burrit të saj, ai duket se mbron atë.

“Lëreni, mos e goditni, ajo nuk ka të bëjë fare me të. Lëreni”, thërret burri, por gruaja injoron atë dhe vazhdon të sulmojë gruan tjetër. “Para së gjithash, unë jam gruaja jote. Çka do të bëni”, përgjigjet gruaja

Videoja, e cila nuk ka më shumë informacion, tashmë ka më shumë se 22.000 shikime në YouTube./21Media