E zuri lisi, vdiq 39 vjeçari në Gjilan

Një 39 vjeçar në Burincë të Gjilanit ka vdekur pas lëndimeve të marra pasi e zuri lisi.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.
Hashani ka thënë se 30 vjeçari ishte duke prerë drunjë, në një moment e ka zënë një lis që i shkaktoi lëndime të rënda.
E vdekjen e tij e konstatoi mjeku kujdestar rreth orës 18:00, sipas Hashanit.
“Në fshatin Burincë – komuna Gjilan personin shqiptar shtetas i kosovës (1983 ) me vendbanim në komunë të Kaqanikut ishte duke prerë drunjë , në një moment një lis  e ka zënë duke I shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marrura rreth ores  18:00 mjeku kujdetar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për tu marrë me rastin”, ka thënë Hashani.
Hashani shtoi se rasti po hetohet./21Media

Back to top button