Tri këngë të artistit në top pesë këngët më të dëgjuara

Tri këngë të artistit në top pesë këngët më të dëgjuara

Këngëtari i njohur me famë botërore, Ed Sheeran po kryeson top-listat britanike me albumin e tij më të ri, “No. 6 Collaborations Project”.

Albumi që përmbanë bashkëpunimet me artistët e njohur si: Bruno Mars dhe Camila Cabello po kryeson top-listat britanike si dhe deri më tani është albumi më i shitur për vitin 2019.

Kënga “Beautiful People” zë vendin e parë në top-listat britanike, ndërsa këngët: “Take Me Back To London” dhe “Cross Me” në bashkëpunim me rep-artistin, Chance The Rapper gjithashtu janë në top pesë këngët më të dëgjuara, përcjell rtv21.tv.

Ed Sheeran me siguri që në këto top-lista do të zinte edhe vende të tjera me projektet e sapo publikuara të albumit, mirëpo top-lista “Top 40” lejon që në listë të përfshihen vetëm tri këngë nga një artist.

“Antisocial” është projekti i fundit muzikor i këngëtarit i publikuar me videoklip në bashkëpunim me rep-artistin, Travis Scott. Kënga është publikuar më 12 korrik dhe deri më tani numëron mbi 18 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media