Ederson vlerëson se me Coutinhon ekipi gjerman është edhe më i fortë

Ederson vlerëson se me Coutinhon ekipi gjerman është edhe më i fortë

Portieri i Cityt, Ederson, beson që bashkëlojtari i tij te Brazili, Philippe Coutinho, do ta bëjë skuadrën gjermane një ndër kandidatët për të fituar Ligën e Kampionëve. Braziliani i është bashkuar gjigantit gjerman në formë huazimi me mundësi blerje.

Ai tha se Bayerni ka qenë gjithmonë klub i fortë, mirëpo me Coutinhon janë ende më të mirë.

“Bayern gjithmonë ka qenë një ekip i mirë. Me Coutinho janë një ndër kandidatët kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve. Coutinho është lojtar i mrekullueshëm. Për fat të keq, nuk ishte i njëjtë te Barcelona njësoi siç ishte te Liverpooli. Në Bayern mund të tregoi përsëri vetën dhe të jetë përsëri i lumtur”, deklaroi ai.