Edhe 167 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Në 24-orët e fundit janë shënuar edhe 167 raste të reja me COVID-19 në Kosovë nga 563 testime. Duke bërë që pozitiviteti i rasteve të jetë 29.66%.
Gjatë 24-orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 29 persona.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 25.
Ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë dhënë 63 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Nga ana tjetër Ministrit Rifat Latifi sot deklaroi se rritja e numrit të rasteve dëshmon se pandemia nuk ka përfunduar dhe ne kemi ende rrugë për të bërë deri në fundin e saj!
“Variantet e reja dhe zbehja e kujdesit ndaj virusit, përbëjnë një rrezik real për ne dhe familjet tona. Sidomos për ata që nuk janë vaksinuar ende. Kjo mund të sjell vështirësi të tjera për personelin shëndetësor dhe të kthejnë pamjet dhe përjetimet e rënda në spitalet tona”, tha ai.
Ministri kërkoi rrisim kujdesin, për të evituar kthimin e kufizimeve të rënda!
“Kosova, falë angazhimit të institucioneve tona dhe përkrahjes së miqve tanë, ka vaksina të mjaftueshme për çdo qytetar që është apo që mund të vjen këtu. Për të gjitha moshat dhe kategoritë e popullatës. Por, kemi nevojë që thirrjes për vaksinim t’i përgjigjeni me përgjegjësi.  Mos ta harrojmë faktin, se përkundër suksesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, ka ende vende ku vaksinimi është i ulët. Prandaj, më të sigurt, do të jemi vetëm atëherë kur secili nga ne, e bën atë që duhet bërë përballë virusit: zbatimin e masave të kujdesit dhe vaksinimin e plotë. Për ta parandaluar infeksionin, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet. Me përuljen më të madhe, ju lus që për shëndetin tuaj dhe shëndetin tonë të përgjithshëm, të vaksinoheni, me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, në mundësinë e parë.”, tha në fund ai. /21Media

Back to top button