Edhe 2.050 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar janë regjistruar edhe 2 mijë e 50 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Rastet e reja kanë dalur pas testimit të 9 mijë e 194 mostrave.
Gjatë 24-orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Në raportin ditor thuhet se edhe 462 pacientë janë shëruar nga sëmundja COVID-19, ndërkaq raste aktive janë 7 mijë e 266.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 5 mijë e 348 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Që prej nisjes së fushatës së imunizimit, në Kosovë, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 798 mijë e 225 persona.
Ndërkaq, 40 mijë e 561 persona kanë marrë dozën përforcuese, ndërkaq me dozë të tretë janë imunizuar 2 mijë e 191 qytetarë.
Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund të marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh./21Media 

Back to top button