Atalanta mposhti Sassuolon

Atalanta mposhti Sassuolon

Atalanta është kualifikuar në Ligën e Kampionëve sot. Atalanta mposhti Sassuolon me rezultat 3:1. Në tabelë, Atalanta mbetet e treta me 69 pikë.

Domenico Berardi shënoi i pari për Sassuolon, në minutën e 19-të. Por, vendasit e përmbysën rezultatin, fillimisht me golin e Duvan Zapatas, në minutën e 35-të. Pastaj, Papu Gomez shënoi në minutën e 53-të dhe Mario Pasalic në minutën e 65-të. Me këtë fitore Atalanta siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Edhe Interi siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pasi mposhti Empolin me rezultat 2:1./21Media