Edhe banorët e Mitrovicës dhe Vushtrrisë në protestë

Kundër shkuarjes së serbëve në veri në protestë kanë dalë edhe banorë të  Mitrovicës dhe Vushtrrisë

Sikurse në rrugën Gjilan- Prishtinë dhe në Rahovec, shqiptarë të Vushtrrisë dhe Mitrovicës kanë bllokuar për disa minuta rrugën që të dërgon në këtë qytet.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se disa qytetarë në dy vende kanë bllokuar rrugën Vushtrri-Mitrovicë, por ajo tani është liruar për qarkullim.

Kjo bllokadë është bërë me qëllim që të pengojnë serbët që të marrin pjesë në fushatën zgjedhore që mbahet sot në Leposaviq.

Ndërkohë,  edhe rruga Gjilan- Prishtinë, te udhëkryqi i Novobërdës është bllokuar nga një grup i veteranëve të UCK-së. Ata janë mbledhur për të kundërshtuar vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë./21Media

Back to top button