Vazhdon të rritet numri i klubeve të interesuara për Traore

Vazhdon të rritet numri i klubeve të interesuara për Traore

Talenti dhe format fantastike të Adama Traore, kanë bërë që klubet e mëdha të shprehin interesim për nënshkrimin e tij.

Përveç kubeve të Ligës Premier, shërbimet e anësorit të Wolverhampton Wanderers i duan edhe klubet e ligave tjera.

Pas Manchester City-t dhe Liverpoolit, në garë është përfshirë edhe Barcelona.

Sipas 90min, me gjithë interesimin e madh të këtyre klubeve për shërbimet e Traore, asnjë nga treshja e përmendur nuk do ta tentojë transferimin në afatin e janarit, por do të presin deri në verë.

Nga ana tjetër, Wolves nuk duan të diskutojnë për shuma më të vogla se 82 milionë euro./21Media