Nuk kanë të ndalur ofertat për dy futbollistët e Ajaxit

Nuk kanë të ndalur ofertat për dy futbollistët e Ajaxit

Gjysma e klubeve të mëdha të Evropës janë gati për të investuar shuma të mëdha për Frenkie de Jong e Matthijs de Ligt.

I pari mesfushor dhe i dyti qendërmbrojtës i Ajaxit, për të cilët Bayern Munich po bën gati një ofertë faraonike, që mund të arrijë plot 150 milionë euro në total.

Mediat holandeze kanë zbuluar që të dy 20-vjeçarët, që janë rritur bashkë në akademinë e Ajaxit, i kanë kërkuar drejtorit sportiv, Marc Overmars, që kur të shiten të transferohen në të njëjtën skuadër.

Ndërkohë, “Bild” shkruan se klubi bavarez ka programuar një rinovim të thellë të skuadrës vitin e ardhshëm dhe është i vendosur të investojë te dy talentët e Ajax.

Konkurrencë të madhe Bayerni do të ketë sidomos Barcelonën, e cila tash e sa kohë interesohet për dy reprezentuesit holandezë.