Pas Messit e Ronaldos është radha e Neymarit

Pas Messit e Ronaldos është radha e Neymarit

Një nga favoritët për të fituar Kupën e Rusisë 2018, Brazili, sapo ka dalë nga turneu kundër të gjitha gjasave. Brazilianët u mposhtën nga Belgjika dhe siç pritej rrjetet sociale vërshuan nga komentet e postimeve si dhe talljet. Mendoni kush ishte protagonist?, përcjell rtv21.tv.

Në rrjetet sociale, si Facebook dhe Twitter, përdoruesit nuk humbën mundësinë për të tallur Neymar në hakmarrje për deklaratat e tij pas fitores në 1/16 kundër Meksikës dhe zakonit të tij të keq të ekzagjerimit të një lëndimi.

“Ata folën shumë përpara ndeshjes dhe sot ata kanë shkuar në shtëpi”, tha lojtari i PSG në fund të takimit me Meksikën, duke shkaktuar shqetësim tek tifozët meksikan.

Kështu që më të humbur Brazili, në rrjetet sociale vërshuan “memet” që tallnin dhe përqeshin Neymarin./21Media