Kualifikohet në çerekfinale

Kualifikohet në çerekfinale

Edhe xhudistja kosovare, Distria Krasniqi u kualifikua në çerekfinale të Grand Prix në Budapest. Ajo mposhti me Ippon, xhudisten ruse, Sabina Giliazova, në kategorinë -48 kg.

Përveç Distrias, në çerekfinale u kualifikuan edhe dy xhudistet tjera, Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi.

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, në Gand Prix të Budapestit mposhti xhudisten ruse, Diana Dzhigaros, në luftën e parë, në kategorinë -57 kilogramë.

Ndërsa, Majlinda Kelmendi, mposhti xhudisten e Meksikës, Luz Olvera në kategorinë -52 kilogramë, në Grand Prix të Budapestit./21Media