Dy shtete bëhen anëtare për here të parë

Dy shtete bëhen anëtare për here të parë

Estonia dhe Shën Vincent dhe Genadines do të kenë për herë të parë ulëse në Këshillin e Sigurimit.

Nigeri, Tunizia dhe Vietnami po ashtu kanë fituar mandate dyvjeçare. Këto pesë shtete do të marrin këto pozita në Këshillin e Sigurimit vitin e ardhshëm.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka 15 anëtarë. Pesë prej tyre janë anëtarë të përhershëm dhe kanë të drejtë vetoje: Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Anëtarët e tjerë të Këshillit zgjidhen nga Asambleja dhe kanë mandate dyvjeçare.

“Ka qenë një përpjekje 14-vjeçare për të arritur këtu dhe jemi jashtëzakonisht falënderues”, tha presidentja e Estonisë, Kersti Kaljuliad./21Media