Bebe ka zbuluar se çka i ka thënë nëna për "I'm a Mess"

Bebe ka zbuluar se çka i ka thënë nëna për “I’m a Mess”

Babai i Bebes Rexhës nuk është i vetmi që ka reaguar në lidhje me krijimtarinë e saj artistike. Këngëtarja ka zbuluar për AOL që edhe nëna e saj ka pasur kritika për hitin e saj “I’m a Mess”.

Duke folur për një pjesë të këngës, “Do të bëhet më mirë, kështu tha terapisti im”, ajo ka treguar se nënës së saj, Bukurijes nuk i ka pëlqyer që ajo ka folur hapur për terapinë.

“Nëna ime e urreu këtë këngë kur e dëgjoi për herë të parë.”, ka thënë ajo dhe ka treguar se çfarë i ka thënë e ëma.”Oh, jo jo jo jo. Njerëzit do të mendojnë se nuk të kam rritur ty mirë. Unë ia ktheva, në rregull mam, është normale të ulesh dhe të bisedosh me dikë që nuk është i anshëm dhe nuk di diçka për ty. Është në rregull të kujdesesh për veten. Nuk është vetëm fizike, por edhe shpirtërore”.

Është sinqeriteti i Bebes, që i ka mbajtur fansat afër artistes në karrierën e saj muzikore. Kjo është emocionuese, vetëm se shprehet lirshëm me fansat dhe se ndanë detaje nga jeta private nuk do të thotë se kjo gjë nuk e frikëson atë.

“Kur flas shumë hapur ose kur jam shumë reale, kjo gjë më frikëson shumë”, ka shpjeguar ajo.

Së fundi Bebe ka publikuar projektin e saj “Last Hurrah”, klipi i së cilit përmban shumë skena eksplicite. Për këtë gjë ka reaguar babai i saj dhe këto biseda me të atin Bebe i ka publikuar në Instagram.

“Bënë mirë nëse ndalesh duke publikuar pornografi sepse më bënë të ndjehem keq nuk mund ta pranojë këtë më. Ndjehem i turpëruar të dal në publik, jam shumë i dëshpëruar nuk mund ta besoj”, ka qenë mesazhi që babai i Bebes i ka dërguar asaj.

Pas këtij reagimi të babait, Bebe ka udhëtuar drejt New Yorkut, për t’u pajtuar me të atin.

Fansat e Bebes e kanë fajësuar babain e këngëtares për atë që ka thënë. Kjo gjë e ka penguar Beben, e cila është shprehur se ndjehet keq që i ka publikuar ato mesazhe të babait dhe se ai është babai i saj pavarësisht çdo gjëje.

“Last Hurrah” është publikuar para dy javësh dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 17 milionë klikime./21Media