Muzika po përcillet nëpër breza

Loading...

Muzika po përcillet nëpër breza

Motrat Mustafa, janë prej këngëtareve më të pëlqyera nga adhuruesit e muzikës popullore dhe asaj zbavitëse.

Ato janë të pranishme në dasma dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, shkruan rtv21.tv

Në shumë intervista ato kanë deklaruar se janë rritur me muzikë dhe tani po jetojnë me muzikë.

Në fillim të karrierës së tyre ishin vetëm, Safetja dhe Sahidja kurse më pas rendit të tyre iu shtuan edhe katër motrat tjera, Kumria, Elhemja, Shkurta dhe Lulja.

U rritën me muzikë e padyshim se edhe fëmijët e tyre po rriten me muzikë, kështu duke i ndjekur rrugët e nënave të tyre, ani pse me një zhanër krejt ndryshe nga to.

Para disa dite vajza e Safetes, Elsa Hoti e ka publikuar këngën e parë, e cila mban titullin “Me Ty” dhe është shoqëruar me videoklip.

Edhe vajza e Sahides, Redola si duket është duke shkuar hapave të nënës dhe tezeve të saj.

Redola në disa xhirime të vitit të ri 2019 mori pjesë me coverin e këngës së Yll Limanit “Prej se jena nda”.

Kumrie Mustafa njëra prej gjashtë motrave, e cila përveç dueteve me motrat sjell këngë edhe me burrin e saj, Besim Krasniqi. Kurse, tani edhe dy fëmijët e saj, Arditi dhe Leonita kanë filluar të merren me muzikë

Arditi para një viti ka sjellë projektin e tij të titulluar “Veq na dy”. Ndërsa, Leonita vazhdimit në rrjetet sociale publikon covera të këngëve të ndryshme.

 

View this post on Instagram

 

I hope you like it @iamflorimumajesi ☺️

A post shared by Leonita Krasniqi (@leonitaa_krasniqi) on


 

View this post on Instagram

 

Me ty. @elvanagjataaaa

A post shared by Leonita Krasniqi (@leonitaa_krasniqi) on

A do t’i shohim ndonjë ditë të gjjithë së bashku në ndonjë projekt mbetet të shihet.

Gjashtë motrat së bashku përveç dueteve ato sollën edhe dy projekte të realizuar me videkolip. “Kuq e zi” titullohet projekti i parë kurse ai i fundit është “Bija e Kusherina”, i cili ëstë pëlqyer shumë nga publiku ku në kanalin “Youtube” numëron mbi 15 milionë klikime. /21Media