Muriqi i mahnitshëm gjatë këtij sezoni në Turqi

Muriqi i mahnitshëm gjatë këtij sezoni në Turqi

Sulmuesi i ekipit kombëtar të Kosovës dhe Rizesportit, Vedat Muriqi mbetet një ndër emrat më të lakuara në afatin kalimtar të verës në shtetin turk.

Për Muriqin u raportua se do të kalojë në radhët e skuadrës së Fenerbahçes, por për të po interesohen edhe shumë klube të tjera.

Sipas mediave turke, sytë ka Muriqi i ka vënë dhe Galatasaray. Ky klub Muriqin e sheh si zëvendësues të Diagnes që mund të largohet gjatë verës.

Muriqi ka qenë i mahnitshëm gjatë këtij sezoni në Turqi. Në ndeshjet e zhvilluara në Super Ligën e Turqisë dhe Kupën e Turqisë, ai i ka shënuar 17 gola dhe i ka asistuar tetë ë të tjera.  /21Media