Tregon se cila ishte përmbajtja e bisedës

Tregon se cila ishte përmbajtja e bisedës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për bisedën telefonike të Zaevit me komedianët rusë ku përmendet shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, tha se ka folur me ish-presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko 1-2 herë, prej asaj që quhet linjë e sigurt dhe se ka pasur njët telefonatë prej një linje të hakuar, me komikët rusë.

“Me presidentin Poroshenko kam folur, por edhe me komikët pastaj, një ose dy biseda kam pasur me të vetë, prej një linje të sigurt. Ka ndodhur edhe një bisedë, po ashtu prej një linje të hakume. Për fat të mirë biseda që kam pasur unë nuk ka dalë prej shabllonit, e kërkuam njohjen edhe aq. Për këtë arsye edhe se kanë publikuar aq”, tha Haradinaj dhe shtoi se këto biseda kanë qenë publike, por s’ka pasur materie që ta tërheqin vëmendjen e dikujt.

Ndërsa, tha se me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaevin nuk kanë zhvilluar ndonjë bisedë telefonike.

Haradinaj tha se pikëpamjet e Zaevit dihen, ai është kundër lëvizjes së kufijve apo ndarjes së Kosovës.

“Ne kemi qenë në dijeni se këto janë pikëpamjet e kryeministrit Zaev se ai është kudër ndryshimit të kufijve në rajon”, tha ai.

Për përmbylljen e dialogun me Serbinë, i pari i Qeverisë tha se zgjidhja e vetme është njohja reciproke.

“Kosova nuk ka arsye të ulet në tavolinë pa u diskutuar njohja e ndërsjellët në kufijtë ekzistues. Unë nuk do të pranoj që të diskutohen çështja e territorit apo kufijve”, shtoi Haradinaj.

Për vizat, kreu i ekzekutivit tha se ende ka skepticizëm nga vendet anëtare të BE-së, por është premtuese nga ana e Gjermanisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se dy satiristët rusë që janë paraqitur si ish-presidenti i Ukrainës, Poroshenko, kanë provuar të kontaktojnë edhe me Thaçin. Megjithatë, Thaçi, ka thënë se ai nuk ka rënë pre e mashtrimeve./21Media