Viktima u dërgua në QKUK

Viktima u dërgua në QKUK

Një grabitje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Arbëria” në Fushë Kosovë.

“Viktima femër K-Shqiptare ka njoftuar se derisa ishte duke u kthyer në banesën e saj është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj, i kanë grabitur çantën e krahut në të cilën kishte 250 euro para të gatshme, një zinxhirë dhe një unazë të arit dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, ka njoftuar policia.

Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në QKUK.

Rasti është duke u hetuar./21Media