Nuk do të largohet kolumbiani

Nuk do të largohet kolumbiani

Real Madridi duket se ka ndërruar mendje sa i përket çështjes së James Rodriguez. Siç raporton prestigjiozja AS, Real Madridi nuk do të lejojë ndonjë largim të kolumbianit.

Lëndimi i pësuar nga Marco Asensio ka nxitur presidentin Florentino Perez që të vendosë ta mbajë 28 vjeçarin, pavarësisht dëshirës së Zinedine Zidane, i cili është i gatshëm ta lë të lirë kolumbianin.

Rodriguez është rikthyer në stërvitje me Realin të hënën për herë të parë pas 787 ditëve dhe pas aventurës së kaluar në Gjermani tek Bayern Munich.